Sport

Juventus-Inter, ndeshja e 15 majit që u bë lëmsh nga Calvarese, arbitri pendohet: Mund të kisha bërë më mirë, më vjen k

18 Gusht 2021, 12:55 Nga DOSJA
Juventus-Inter, ndeshja e 15 majit që u bë lëmsh nga Calvarese,

ITALI– Juventus-Inter, ndeshja e 15 majit sezonin e kaluar ishte vendimtare për kualifikimin e torinezëve në Champions League falë fitores me shifrat 3-2. Arbitër i atij takimi ishte Gianpaolo Calvarese, që ishte edhe ndeshja e fundit sa i përket arbitrimit. Kartoni i kuq kuq i Brozovic, apo penalltia e dhënë në minutat e fundit për Juventusin ishin disa nga vendimet e tij që shkaktoi polemika.

“Menaxhimi i asaj ndeshje mund të ishte bërë më mirë dhe më vjen keq, por nuk dua të të hyj në episode specifike, sepse do të gjeneronin diskutime të mëtejshme që mund të shfrytëzoheshin, nga njëra skuadër ose tjetër. Vendimet e mia në atë ndeshje mund të përcaktoheshin nga elementë të tjerë.

Tani për 45-vjeçarin nga Teramo hapet një tjetër mundësi në botën e futbollit, pasi ai ka pranuar ofertën që i ështe bërë nga Amazon për të komentuar episodet e arbitrimit gjatë ndeshjeve: “Do të më mungojë adrenalina e fushës. Amazon Prime ka një projekt të mrekullueshëm, do të kem një dhomë VAR të ngjashme me atë të gjyqtarëve dhe do të jem në gjendje të komunikoj me komentuesit në episode të rëndësishme: do të jetë diçka fantastike.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport calvarese inter juventus calvarese inter juventus

Sondazh

Poll