Sport

Fillon shtrimi i “Air Albania”, por ndeshja e Kombëtares është në dyshim

18 Gusht 2021, 09:37 Nga DOSJA

TIRANE – Ka filluar tashmë shtrimi me barin hibrit fusha e stadiumit kombëtar “Air Albania”. Me gjithë vonesat burokratike, doganore, gjithçka duket se po ecën me ritme të shpejta. Kalimi i materialeve të duhura për ndryshimin e tapetit kanë patur një problem vonese disa ditore, çka ka shtyrë ndjeshëm punimet dhe afatin e projektuar për ta dorëzuar fushën e re.

Aktualisht ka përfunduar pjesa e shtresave të poshtme të fushës dhe po punohet për shtrimin e tapetit artificial. Kjo procedurë, më pas pasohet edhe me hedhjen e një tjetër shtrese rëre dhe farën e barit natyral, i cili është dominues në këtë lloj bari me mbi 90% të sipërfaqes.

Me këtë ndryshim të tapetit, tashmë ka marrë fund edhe problematika e vetme që kishte impianti më modern në Shqipëri i futbollit “Air Albania”, ai me tapetin e barit. Një investim prej rreth 1 milion eurosh, që do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve maksimale.
Ndërkohë që po punohet me ritme maksimale, burime për ‘Dosja.al’ bëjnë me dije se ndeshja e parë në Shqipëri, ajo e parashikuar me Hungarisë më 5 shtator, është në dyshim, për të mos nxituar më tepër seç duhet procedurat e shtrimit të tapetit.

Për të evituar edhe ndonjë problematikë me përdorimin e fushës përpara implementimit 100% një alternativë për zhvillimin e ndeshjes mund të jetë “Elbasan Arena” edhe pse po tentohet maksimalisht për ta mbyllur fushën e “Air Albania”-s brenda afateve.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll