Sport

Formula 1: Qeveria japoneze, zyrtarisht ndalon Grand Prix të Suzukas

18 Gusht 2021, 09:56 Nga DOSJA
Formula 1: Qeveria japoneze, zyrtarisht ndalon Grand Prix të Suzukas

JAPONI – Formula 1 ka raportuar se Grand Prix i Japonisë nuk do të zhvillohet për të dytin vit radhazi, për shkak të pandemisë Covid-19. Organizatorët ishin në bisedime, por qeveria japoneze ka vendosur që gara sportive në fjalë të mos zhvillohet.

Ende nuk ka një circuit kandidat për të zëvendësuar Grand Prix të Japonisë, por bisedimet tashmë kanë filluar. Në deklaratë zyrtare të Formula 1 thuhet, se vendimi përfundimtar do të raportohet në javët e ardhshme.

Koji Watanabe, drejtor i komunikimit dhe operacioneve në Honda Racing tha: “Është për të ardhur keq që, për të dytin vit radhazi, nuk ishte e mundur të zhvillohej Grand Prix i Japonisë, në pistën Suzuka. Jemi të zhgënjyer, sepse ky është viti i fundit i projektit tonë në Formula 1 dhe ne e dimë se shumë tifozë ishin të etur për të marrë pjesë në këtë garë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport covid-19 formula 1 grand prix i japonisë honda racing covid-19 formula 1 grand prix i japonisë honda racing

Sondazh

Poll