Sport

Rinovimi i Lautaros, takimi pozitiv. Marotta dhe Ausilio po përgatisin kontratën

18 Gusht 2021, 14:31 Nga DOSJA
Rinovimi i Lautaros, takimi pozitiv. Marotta dhe Ausilio po përgatisin

ITALI – Pasi humbi Lukakun, të cilin e zëvendësoi menjëherë me Dzeko, përpara se të kërkojë një sulmues tjetër, Interi duhet të mendojë edhe për sigurimin e Lautaro Martinez. Disa sirena nga jashtë filluan të binin për argjentinasin.

Kështu zikaltrit organizuan një takim me agjentin e sulmuesit Martinez, për të shmangur çdo tundim të tij. Pas drekës, menaxheri “Toro”, Alejandro Camaño, mbërriti në Appiano Gentile për të diskutuar një rinovim të kontratës, që skadon në qershor 2023, për të cilën është folur prej disa kohësh.

Ndjesitë e para të takimit janë thelbësisht pozitive, aq sa marrëveshja mund të kalojë disa ditë, ose më së shumti java, pas mbylljes së tregut veror. Marrëveshja do të jetë në bazë të 6 milionë eurove në sezon, e zgjatur në kohë deri në vitin 2026, e kompletuar me rolin e njeriut simbolik të Interit.

Për ta bërë negociatën më të qetë, të paktën në letër, është fjala e menaxherit të lojtarit, i cili në mënyrë të përsëritur ka nënvizuar, se Martinez dëshiron të qëndrojë te Inter. Tani, megjithatë, fjalët duhet të hidhen në letër dhe kjo është ajo me të cilën Marotta dhe Ausilio po merren.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 6 milionë eurove në sezon alejandro camano appiano gentile deri në vitin 2025 lautaro martinez marotta dhe ausilio menaxheri “toro” 6 milionë eurove në sezon alejandro camano appiano gentile deri në vitin 2025 lautaro martinez marotta dhe ausilio menaxheri “toro”

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2021, 13:19

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në ...