Sport

Pritet zyrtarizimi, Martin Odegaard vesh përfundimisht fanellën e ‘Topçinjve’

18 Gusht 2021, 14:03 Nga DOSJA

ANGLI – Mesfushori Martin Odegaard nuk është stërvitur të martën me Real Madridit. Në Londër thuhet, se Arsenal ka arritur marrëveshje me ‘los blancos’ për transferimin e talentit norvegjez për shumën e afro 40 milionë euro.

Gazetari sportiv, Fabrizio Romano, ekspert në fushën e transferimeve, raporton se marrëveshja është kompletuar dhe tani talenti norvegjez Odegaard, duhet konsideruar si lojtar i Arsenalit.

“Martin Odegaard te Arsenal, marrëveshja është konfirmuar. Lëvizje e përhershme, për më pak se 40 milionë euro për Real Madrid. Marrëveshja personale e arritur për pesë vitet e ardhshme”,- ka shkruar ai.

“Athletic” raporton se Odegaard mund të luajë edhe në ndeshjen e Arsenalit kundër Chelsea të dielën, nëse gjërat shkojnë mirë deri sa të firmoset marrëveshja. Mesfushori u kthye në Spanjë, pas një huazimi gjashtëmujor me Arsenalin, ku bëri 20 ndeshje dhe shënoi dy gola.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “athletic” 40 milionë euro fabrizio romano martin odegaard real madridit “athletic” 40 milionë euro fabrizio romano martin odegaard real madridit

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2021, 13:19

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në ...