Sport

Mbappe do të qëndrojë te PSG, “los blancos” duhet të presin edhe një vit

18 Gusht 2021, 09:33 Nga DOSJA
Mbappe do të qëndrojë te PSG, “los blancos” duhet

FRANCE – Asgjë nuk ka ndryshuar në kampin parizien. Real Madrid mesa duket këtë verë do mbetet pa yllin e Paris SG-së, Kylian Mbappe. Për të bërë të sajin yllin francez, “los blancos” duhet të presin vitin tjetër, kur sulmuesit i përfundon kontrata.

Edhe pse ofertat kanë qenë tunduese, Paris SG nuk ka arritur ta bindë Mbappe për rinovimin e kontratës, e cila tani ka hyrë në vitin e fundit të saj. Kjo nënkupton që klubi parizien rrezikon ta humbasë yllin e saj verën e ardhshme me parametra zero.

Sidoqoftë, sipas ‘El Larguero’, drejtori i Paris SG-së, braziliani Leonardo ka informuar dhomën e zhveshjes të skuadrës se Kylian Mbappe do të qëndrojë. Gjithashtu thuhet, se edhe francezi iu ka treguar miqve të ngushtë që do qëndrojë edhe një vit, por Reali mbetet prioritet për të.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘el larguero’ braziliani leonardo kylian mbappe real madrid ‘el larguero’ braziliani leonardo kylian mbappe real madrid

Sondazh

Poll