Sport

Kane, i tradhëtuar nga presidenti i Tottenham, i ka bllokuar rrugën drejt Cityt

18 Gusht 2021, 09:02 Nga DOSJA
Kane, i tradhëtuar nga presidenti i Tottenham, i ka bllokuar rrugën

ANGLI – Sulmuesi i “Tre Luanëve”, Harry Kane ndihet i tradhtuar nga presidenti i Tottenham. Sipas “Daily Mail”, Daniel Levy i kishte premtuar se nëse Tottenham nuk arrin të fitojë trofe dhe të kualifikohej në Champions League, do ta linte Harry Kanen të shkonte në një klub tjetër.

Por, premtimin deri më tani nuk e ka mbajtur numri një i Tottenham. Kane, sipas marrëveshjes paraprake, meqenëse objektivat e Spurs gjatë sezonit të kaluar nuk janë arritur, dëshiron të shkojë te Manchester City, por Levy e ka bllokuar.

Gjithsesi, sulmuesi i kombëtares së Anglisë po e bën të pamundurën që të kompletojë transferimin te ekipi i Pep Guardiolës, por presidenti Levy vazhdon të këmbëngulë dhe të mos e dëgjoj zërin e Kane, edhe pse oferta e Cityt është tunduese dhe i kalon 100 milionët.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league daily mail daniel levy harry kane manchester city pep guardiolës champions league daily mail daniel levy harry kane manchester city pep guardiolës

Sondazh

Poll