Sport

Kuman dorëzon fanellën e Messit, te një tjetër fantazist…

18 Gusht 2021, 08:45 Nga DOSJA
Kuman dorëzon fanellën e Messit, te një tjetër

SPANJË – Katalanasit po bëjnë të pamundurën për të harruar sa më shpejt Lionel Messin. Ndryshe nga sa u mendua dhe u sugjerua nga Ronaldinho, që nunri 10 i argjentinasit të tërhiqej, trajneri Kuman ka menduar t’ja japë atë Kutinjos.

Pavarësisht se karriera e tij në “Kamp Nou” ka qenë zhgënjyese, pas kalimit të tij prej 142 milionë euro në janar të 2018-ës, “Mundo Deportivo”, raporton se trajneri Kuman ka besim dhe po mendon t’i japë edhe një shans.

29-vjeçari pritet të trashëgojë numrin 10 të Leo Mesit, i cili e mori atë nga Ronaldinjo 13 vjet më parë. Kutinjo më herë ka pasur numrin 14, kurse tani është pa numër, për shkak se tashmë numri i është dhuruar Rey Manajt.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll