Sport

“Duhet balancë”, Thierry Henry skeptik për PSG në Champions: Messi mbinjerëzor, por nuk mjafton

17 Gusht 2021, 14:39 Nga DOSJA
“Duhet balancë”, Thierry Henry skeptik për PSG në

PARIS-Transferimi i Leo Messit te PSG ka ndezur diskutimin mes ekspertëve nëse klubi francez do të arrijë të fitojë Champions League. A do të jetë sulmuesi argjentinas mjaftueshëm për të sjellë trofeun aq shumë të lakmuar?Ish-shoku i tij te skuadra e Barcelonës, Thierry Henry ka folur për Amazon Prime, francezi shprehet se PSG duhet të gjejë balancën dhe të pësojë më pak gola për të shkuar te titulli dhe fitimi i Champions League.

“Për të fituar një kompeticion si Champions League, balanca është gjëja më e rëndësishme. Ne gjithmonë flasim për lojtarë të mëdhenj, por një ekip nuk mund të arrijë rezultate pa ekuilibër.

Nuk është rastësi, në fakt, që ekipet më të suksesshme janë shpesh ato që pësojnë më pak gola. Është e qartë se kur ke lojtarë mbinjerëzorë situata bëhet gjithsesi më e lehtë , por deri më sot PSG vazhdon të shënojë shumë gola. Diçka që, për shembull, nuk ndodhi në Barcelonë kur fituan Champions League”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona henry messi psg barcelona henry messi psg

Sondazh

Poll