Sport

Tani duhet t’i tregojë Romës sesa vlen, Smalling hap krahun nga dëmtimi, fati i buzëqesh Marash Kumbullës

17 Gusht 2021, 14:07 Nga DOSJA
Tani duhet t’i tregojë Romës sesa vlen, Smalling hap krahun nga

ITALI– Marash Kumbullës i troket fati në derë. Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me Romën nuk është se ështe i preferuari i Jose Mourinhos që kërkonte më tepër eksperiencë në mbrojtje me Smalling-Mancini, ndërsa Ibanez dhe shqiptari shiheshin si mundësi e dytë.Megjithatë planet nuk shkuan siç priteshin pasi Smalling ka pësuar një dëmtim muskular në stërvitje.

Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por sipas mediave italiane mbrojtësi do të mungojë ndaj Trabzonspor në “Play-Off” të Conference League, ndërsa shihet e pamundur edhe aktivizimi i tij në ndeshjen e parë të Serisë A me Fiorentinën. Kështu Kumbulla do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij dhe ta bëjë Murinjon që ta shoh si zgjedhje të parë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho marash kumbulla josë mourinho marash kumbulla

Sondazh

Poll