Sport

Zyrtare, Abraham te Roma deri në vitin 2026: “Mezi pres ta ndihmoj ekipin”

17 Gusht 2021, 10:46 Nga DOSJA
Zyrtare, Abraham te Roma deri në vitin 2026: “Mezi pres ta ndihmoj

ITALI – Tammy Abraham është zyrtarisht lojtari i ri i Romës. “Klubi njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për shërbimet sportive të lojtarit anglez nga Chelsea, për një shumë fikse prej 40 milionë euro,”– thuhet në njoftimin për shtyp të klubit verdhekuq.

Marrëveshja përfshin gjithashtu bonuse që lidhen me arritjen të objektivave të caktuar nga Roma dhe lojtari, si dhe me ruajtjen e një përqindjeje në rast të një transferimi të ardhshëm të lojtarit”.

Abrahami nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2026, ku ai do të veshë fanellën me numrin 9. “Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj, – fjalët e para të sulmuesit si romanist.

Unë kam jetuar përvojën e fitimit të trofeve të rëndësishëm dhe dua të ndihmoj ekipin dhe ta sjellë Romën në nivelet që ajo meritojnë të jenë. Eshtë një nder i madh të jesh numri 9 i këtij klubi dhe mezi pres të filloj dhe ndihmoj ekipin”.

“Pavarësisht se është një lojtar shumë i ri, me hapësirë ​​të madhe për rritje, Tammy tashmë ka luajtur më shumë se 200 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 100 gola, duke fituar disa tituj të rëndësishëm.

Kështu është shprehur menaxheri i përgjithshëm i verdhekuqve Tiago Pinto, pas nënshkrimit të kontratës. Abrahami është blerja e katërt e tregut veror të Romës, pas Rui Patricio, Shomurodov dhe Matias Vina.

? Benvenuto all’#ASRoma, @tammyabraham!

? https://t.co/J8qPG8DE25#ASRoma pic.twitter.com/xxT1Kpa26Y

— AS Roma (@OfficialASRoma) August 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea lojtari i ri i romës matias vina rui patricio shomurodov tammy abraham tiago pinto chelsea lojtari i ri i romës matias vina rui patricio shomurodov tammy abraham tiago pinto

Sondazh

Poll