Sport

Lajmi i El Chiringuitos del blof, Ancelotti reagon zyrtarisht: Kurrë s’e kam kërkuar Ronaldon këtë verë!

17 Gusht 2021, 12:47 Nga DOSJA
Lajmi i El Chiringuitos del blof, Ancelotti reagon zyrtarisht: Kurrë

SPANJË-Carlo Ancelotti ka reaguar menjëherë në lidhje me lajmin e Chiringuitos. Emisioni spanjoll zbuloi ekskluzivisht dëshirën e trajnerit të Real Madrid për të sjellë në Spanjë Cristiano Ronaldon. Gazetari dhe miku i sulmuesit portugez,Edu Aguirre, u shpreh dje në emision.

 

?? ¡EXCLUSIVA de @EduAguirre7! ??

⚪️ “ANCELOTTI QUIERE a CRISTIANO RONALDO en el Real MADRID” ⚪️#ChiringuitoCristiano pic.twitter.com/ceOjLN6yBb

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 16, 2021

“Po flasim për të ardhmen e afërt dhe jo për qershorin e vitit 2022. Ekziston mundësia që gjithçka të ndodhë para 1 shtatorit. Ka komunikime të vazhdueshme dhe mund të arrihet një marrëveshje.” Përmes profilit të tij në Twitter, tekniku italian mohoi mundësinë e një transferimi.

“Cristiano është një legjendë e Real Madridit dhe ai ka gjithë dashurinë dhe respektin tim. Unë kurrë nuk kam menduar ta transferoj atë,” shkroi ai.

 

Cristiano es una leyenda del Real Madrid y tiene todo mi cariño y respeto. Nunca me he planteado ficharle. Miramos hacia adelante. #HalaMadrid

— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) August 17, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ancelotti real madrid ronaldo ancelotti real madrid ronaldo

Sondazh

Poll