Sport

Icardi tani i “vë syrin” gruas së Messit, një like në Instagram tërbon tifozët:Mos e provo me Antonellën!!!

17 Gusht 2021, 13:30 Nga DOSJA

PARIS-Transferimi i Leo Messit te PSG ishte i zhurmshëm por në të njëjtën kohë ka sjellë me vete si të gjithë filmat e suksesshëm edhe spin-off: domethënë histori të personazheve të ndryshëm nga protagonistët që vijnë për të jetuar një jetë të tyren.Mardhënia mes Messit dhe Sergio Ramos nuk ka qenë asnjëherë e mirë, ndërsa tani kanë “varrosur” çdo grindje.

Tani është kapitulli me Mauro Icardin, nga njëra anë ekziston imazhi stereotipik i sulmuesit që ‘vjedh’ gruan e mikut të tij dhe shokut të ngushtë të Leo Messit dhe nga ana tjetër zhurmat për veton e Messit që Icardi të mos grumbullohet në përfaqësuesen e Argjentinës.

Pra, këtu është skenari që prodhoi ortekun e “paralajmërimeve” në rrjetet sociale për Mauriton. Për më tepër, ish-sulmuesi i Interit në profilet e tij injoroi plotësisht ardhjen e Messit te PSG, duke mos postuar ndonjë mesazh mirëseardhjeje ose të tjera që i referoheshin Leos. Nja dy ditë më parë, megjithatë, ai postoi një fotografi me qenin e tij, nën të cilën tifozët e PSG u tërbuan.

Subjekti i mesazhit: Antonella Roccuzzo, gruaja e Messit.

Dikush nga tifozët vuri re “pëlqimin” e dhënë nga Icardi një javë më parë në një fotografi të bashkëshortes së Messit në Instagram.

“Kujdes nga Antonella”. “Mos e provo me Antonellën”, deri në kërcënime si… “Duhet të bësh kujdes”. Disa të tjerë tashmë po i japin lamtumirën, duke imagjinuar se ajo që ndodhi me Argjentinën do i ndodh edhe me PSG. “Thuaj lamtumirë klubit, PSG -së, gjithçkaje”. Me pak fjalë, ideja e marrëdhënies mes të dyve është mjaft e qartë dhe padyshim krejtësisht e pashëndetshme.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mauro icardi messi mauro icardi messi

Sondazh

Poll