Sport

VIDEO/ I kërkoi autograf në një fletë gazete, Pique rikthehet 30 vjet mbrapa dhe kujton takimin e parë me Koeman

17 Gusht 2021, 10:28 Nga DOSJA
VIDEO/ I kërkoi autograf në një fletë gazete, Pique

SPANJË-Gerard Pique i është betuar për dashuri të përjetshme Barcelonës dhe ditët e fundit bëri një gjest si një kampion i vërtetë, duke ulur pagën në mënyrë që klubi të mund të regjistronte tre blerjet e reja.Spanjolli gjithashtu shënoi golin hapës në ndeshjen ndaj Real Sociedad duke puthur stemën me të cilën vendosi të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij.

Në orët e fundit, Pique gjithashtu postoi një video në Twitter që daton 30 vjet më parë dhe e tregon atë duke i kërkuar një autograf në një fletë gazete dhe më pas duke bërë një fotografi me trajnerin e tij aktual, Ronald Koeman. Një dashuri për fanellën katalanase, atë të Pique që do të zgjasë një jetë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona pique barcelona pique

Sondazh

Poll