Sport

Atletico Madrid “sparkatë” Interit, i rrëmben sulmuesin në momentet e fundit

17 Gusht 2021, 12:10 Nga DOSJA
Atletico Madrid “sparkatë” Interit, i rrëmben sulmuesin

ITALI-Tani Rocco Commisso vendos gjithçka, sepse marrëveshja mes Fiorentinës dhe Atletico Madrid për kalimin e Dusan Vlahovic në Spanjë është drejt finishit. Corriere dello Sport e bën fakt të kryer këtë transferim dhe se në arkat e klubit vjollcë do të shkojnë 70 milionë euro.

Fiorentina gjatë kësaj periudhe po tentonte të rinovonte me autorin e 21 golave deri në vitin 2026 me një pagë prej tre milionë plus bonuset në sezon.Nga ana tjetër italianët kanë në listën e tyre Gianluca Scamacca të Sassuolo, i cili është zgjedhja e parë. Andrea Belotti gjithashtu është një opsion, por pa dëmtimit të fundit në gju pak shanse ka që Fiorentina ta tentojë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid fiorentina vlahovic atletico madrid fiorentina vlahovic

Sondazh

Poll