Sport

“Ronaldo dëshiron të luajë në Amerikë”, ish-shoku i skuadrës zbulon sekretin e portugezit: Ekziston mundësia

17 Gusht 2021, 11:04 Nga DOSJA
“Ronaldo dëshiron të luajë në Amerikë”,

SHBA-Nani dhe Cristiano Ronaldo, një jetë e kaluar së bashku.Fillimisht me klubin e Sporting Lisbonës, ku ata ishin dy djemtë të rinj që mahnitën Europën. Më pas erdhi kapërcimi në kualitet, pikërisht te Manchester United, ku u rritën nën syrin vigjilent të Sir Alex Ferguson.CR7 bëri histori, Nani pak më pak, por në çdo moment nuk mund të thuhet se në karrierën e tij nuk ka pasur trofe. Nuk harrohet kampionati Europian i vitit 2016 me Portugalinë.

CR7 – Në Shtetet e Bashkuara, në MLS aktualisht Nani luan me Orlando City dhe nuk e përjashton aspak që herët a vonë ish-shoku i tij i skuadrës do të vendos të bëjë kërcimin e madh në anën tjetër të Atlantikut. Futbollisti këtë e konfirmon në një intervistë për ESPN: “Dy vjet më parë, Cristiano më tha se ndoshta do të përfundojë duke luajtur në Amerikë. Ai nuk është 100% i sigurt, por ekziston mundësia që të ndodhë.” Sigurisht, është e vështirë të imagjinohet dikush aq konkurrues sa Ronaldo në një kampionat që nuk është i nivelit më të lartë. Por pasi Ibrahimovic vendosi të testojë veten në SHBA, ndoshta ideja nuk është aq e largët.

MLS – “Është një ligë e madhe. Sigurisht, ka disa pika ku ne ende duhet të përmirësohemi, duke përfshirë cilësinë e lojtarëve. Por ka ekipe fantastike, të organizuara shumë mirë, me trajnerë fantastikë dhe lojtarë të mëdhenj. Mund të shihni se çdo sezon që vjen bëhet edhe më cilësor. Unë mendoj se i kemi të gjitha kushtet për t’u bërë një kampionat i madh, në fund të fundit ne jemi në një vend të madh.” Një mënyrë reklame që Cristiano Ronaldo mund ta pëlqejë…

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport nani ronaldo nani ronaldo

Sondazh

Poll