Sport

Champions League, pa kampionët e mëdhenj. Faji i botërorit “Katar 2022”

17 Gusht 2021, 09:49 Nga DOSJA
Champions League, pa kampionët e mëdhenj. Faji i botërorit

ITALI – Kualifikueset për botërorin “Katar 2022” i vënë në vështirësi të mëdha ekipet e Serie A, veçanërisht për ndeshjet e ditës së parë të Champions League. Pas njoftimit për shtyp të FIFA-s, që autorizoi ndryshimin e kalendarit për ndeshjet e humbura për shkak të Covid në pranverë, Conmebol ka zyrtarizuar datat e reja: në shtator dhe tetor nuk do të ketë 2 ndeshje, por 3 ndeshje, siç është planifikuar edhe në Europë.

Kjo do të thotë, që në shtator, ndeshja e fundit të “Katar 2022” do të luhet natën mes datës 9 dhe 10 shtatorit, çka nënkupton se ekipet europiane do të jenë në gjendje t’i kenë lojtarët e tyre në dispozicion jo më herët se të shtunën ose të dielën.

Një problem i madh për skuadrat europiane pjesëmarrëse në Champions League, duke qenë se ndeshjet e para të grupit do të luhen më 14 dhe 15 shtator. Problematika është e mprehtë veçanërisht për skuadrat italiane, të cilat në gjirin e tyre kanë mjaft futbollistë latino-amerikanë.

Kalendari i javës së tretë në Serie A do të kushtëzohet në mënyrë të pashmangshme, përveç Champions League (shorti do të hidhet në 26 gusht në Nyon), edhe nga impenjimet e futbollistëve të tyre në ekipeve kombëtare.

Juventus, pas pauzës, do të shkojë në transfertën e Napolit dhe mes lojtarëve të tij të grumbulluar në kombëtaret e Amerikës së Jugut, janë Dybala, Danilo, Alex Sandro, Cuadrado dhe Bentancur.

I njëjti problem edhe për Atalantën, të cilët rrezikojnë të përballen me Fiorentinën pa Musso, Muriel dhe ndoshta Zapata (thirrja në dyshim për shkak të një problemi në gju), por dhe për Inter, që do të shkojë në shtëpinë e Sampdorias me dilemën Vidal, Vecino, Lautaro dhe Sanchez (dy të fundit të dyshimta për shkak dëmtimi).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalantën botërorin “katar 2022” champions league datës 9 dhe 10 shtatorit inter juventus më 14 dhe 15 shtator atalantën botërorin “katar 2022” champions league datës 9 dhe 10 shtatorit inter juventus më 14 dhe 15 shtator

Sondazh

Poll