Sport

Superkupa e Gjermanisë në “ankand’, Haaland përballë Lewandowskit

17 Gusht 2021, 10:26 Nga DOSJA
Superkupa e Gjermanisë në “ankand’, Haaland

GJERMANI – Futbolli gjerman ka nxjerrë në ‘ankand’ trofeun e tij të pare. Ndonëse Bundesliga fundjavën e shkuar ngriti siparin e sezonit të ri, ku nuk munguan surpriza, Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit, do të përballen midis tyre për fitimin e Superkupës së Gjermanisë.

Të dy skuadrat rivale, që kanë dominuar futbollin gjerman vitet e fundit, do të përballen mbrëmjen e sotme midis tyre për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Gjermanisë, e cila do të startojë në orën 20:30 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Interesant është fakti, që bavarezët, fitues të titullit kampion, kanë ndryshuar trajner dhe tani drejtohen nga Julian Nagelsmann. Po ashtu, edhe verdhezinjtë nga Dortmundi kanë ndryshuar trajner, duke ia besuar pankinën Marco Rose. Të dy do të kërkojnë të fitojnë trofeun, edhe për imazhin e tyre.

Sakaq, në fushë e blertë të Dortmundit do të jenë Robert Lewandowski me fanelën e Bayern dhe Erling Haaland i Borussias, që do të kërkojnë të lenë ‘gjurmë’ në Superkupën e Gjermanisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich dhe borussia dortmundit erling haaland i borussias julian nagëlsmann marco rose në orën 20:30 në “signal iduna park” të dortmundit robert lewandowski superkupën e gjermanisë bayern munich dhe borussia dortmundit erling haaland i borussias julian nagëlsmann marco rose në orën 20:30 në “signal iduna park” të dortmundit robert lewandowski superkupën e gjermanisë

Sondazh

Poll