Sport

Paolo Souza përzgjedh Poloninë, për përballjen me kuqezinjtë e Shqipërisë

17 Gusht 2021, 04:57 Nga DOSJA

POLONI – Duket pak si shpejt, por trajneri portugez Paolo Souza ka bërë publike listën e futbollistëve të kombëtares të Polonisë për ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022”, të cilat për të nisin me përballjen ndaj Shqipërisë, më 2 shtator në Varshavë.

Kuptohet, që në këtë përzgjedhje, emri sugjestionues është i sulmuesit i Bayern Munche, Robert Lewandowski, i cili së bashku me 26-vjeçarin Krzistof Piatek të Hertha Berlin, do të formojnë sulmin e Polonisë, që kërkon të harrojë imazhin e turbullt të “Euro 2020”.

Polonia, e cila bën pjesë në grupin “I”, pas ndeshjes me kuqezinjtë e Shqipërisë, më 2 shtator në Varshavë, pas tri ditësh do të luajë në transfertë ndaj San Marinos, për t’u rikthyer në shtëpi, ku më 8 shtator, do të përballet me Anglinë po në Varshavë.

Shqipëria dhe Polonia janë përballur 11 herë mes tyre, ku polakët kanë fituar 7 herë, kuqezinjtë 1 herë, ndërkohë që 3 ndeshje kanë dalë në barazim. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grup, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë, kurse Polonia 4 pikë.

 

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglinë katar 2022 krzistof piatek robert lewandowski trajneri portugez paolo souza anglinë katar 2022 krzistof piatek robert lewandowski trajneri portugez paolo souza

Sondazh

Poll