Sport

Qan dhe largohet! Pyetja provokuese e bën sportisten e tenisit të shpërthejë në lot: Gazetarë bullistë

17 Gusht 2021, 09:21 Nga DOSJA
Qan dhe largohet! Pyetja provokuese e bën sportisten e tenisit të

SHBA– Në konferencën e parë për shtyp, kampionja e tenisit Naomi Osaka vendosi të hiqte dorë nga takimet e saj me mediat. Ajo nisi të qajë, pas një pyetjeje provokuese nga një reporter i Enquirer: “

Si është e mundur që ju gëzoni përfitimet e të qenit një atlete e nivelit të lartë dhe nuk doni të merrni pjesë në konferenca për shtyp?” ishte pyetja.

Naomi filloi të përgjigjet, por pak më vonë ndaloi dhe filloi të qajë. Kështu konferenca u ndërpre, për të rifilluar pa probleme pak më vonë.

Sjellja bulliste e atij gazetari është arsyeja pse marrëdhëniet mes lojtarëve dhe shtypit po tensionohen gjithnjë e më shumë,” komentoi menaxheri i Osakas, Stuart Duguid.

Konferencën e fundit për shtyp, Naomi Osaka e kishte dhënë pas ndeshjes në Internazionali në Romë, më pas kriza e vendimi për të anashkaluar Wimbledon. Japonezia u kthye në Tokio, ku ndezi zjarrin olimpik, por u largua nga skena shumë herët, në raundin e 3-të: “Do të më pëlqente të bëja më shumë, por gjithmonë do t’i mbaj me vete kujtimet e Olimpiadës”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport naomi osaka naomi osaka

Sondazh

Poll