Sport

Policia norvegjeze ka nisur hetimet për orgjinë seksuale në stadiumin e Brann, të implikuar 12 futbollistë dhe 7 femra

17 Gusht 2021, 05:21 Nga DOSJA

NORVEGJI – Brann u përfshi në skandal javën e kaluar, pasi disa lojtarë të saj i kishin ftuar femrat në stadiumin e tyre për t’i dhënë fund një nate të këndshme. Dhomat e zhveshjes dhe fusha, thuhet se janë përdorur nga grupi për të bërë seks, para se të largoheshin në orën 5 të mëngjesit.

Kamerat e sigurisë së stadiumit kanë rregjistruar festën, e thënë se përbëhej nga 12 meshkuj dhe shtatë femra. Drejtuesit e Brann e dënuan ashpër incidentin, të cilin ata pretenduan se ishte kryer të enjten.

Sidoqoftë, një akuzë për sulm seksual, është bërë të premten e shkuar dhe trajneri Erik Horneland, i cili e cilësoi incidentin “të neveritshëm”. Ai u tha gazetarëve gjatë fundjavës: “Ne kemi marrë informacion të ri që e ndërlikoi çështjen. Ne do të duhet të bëjmë vlerësimin më pas. Ata që mund të bëjnë vlerësimet më të mira tani janë policia. Jam tepër i zhgënjyer, që disa kanë kaq pak respekt për rregullat dhe atë që ne presim nga lojtarët në klub. Na duhen shumë vite punë për të ndryshuar atë që ka ndodhur tani. Ne jemi një klub i madh, me të cilin njerëzit duhet të jenë krenarë. Sot ne ndoshta kemi besim pothuajse zero”.

Edhe pse policia ende po e trajton lojtarin pa emër, si të dyshuar, menaxheri i përgjithshëm i Brann, Vibeke Johannesen, këmbënguli se klubi do të ndihmojë në hetimin. “Ajo që ka ndodhur është e papranueshme. Nëse ka ndodhur një vepër penale, ne distancohemi plotësisht prej saj,”– tha ai.

Tifozët e Brann organizuan një protestë kundër sjelljes së lojtarëve të tyre në ndeshjen e së dielës ndaj Sandefjord. Gjatë 19 minutave dhe tetë sekondave të para në “Brann Stadion”, ndjekësit më të zëshëm të klubit heshtën.

Banderola, ku lexohej ‘SK Turp’ dhe ‘Trego respekt për klubin’, ishin gjithashtu të varura në mjedisin e stadiumit. Tifozët gjithashtu golin e parë të Brann, pas 18 minutash, e shoqëruan me heshtje. Kishte skena emocionale u vërejtën tek lojtarët në fundit të fitores së tyre 3-2, ku disa prej tyre ishin me lot.

Ish-portieri i Reading-ut Mikkel Andersen dhe mesfushori Kristoffer Barmen nuk luajtën pas këtij incidenti. Nuk është konfirmuar se cilët lojtarë morën pjesë në festë, por dyshja u ankuan për lodhje mendore pas skandalit.

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brann drejtuesit e brann kristoffer barmen mikkel andersen sandefjord. vibeke johannesen brann drejtuesit e brann kristoffer barmen mikkel andersen sandefjord. vibeke johannesen

Sondazh

Poll