Sport

Një kampion Europe për Milanin, klubi kuqezi arrin marrëveshjen me futbollistin

16 Gusht 2021, 21:41 Nga DOSJA
Një kampion Europe për Milanin, klubi kuqezi arrin marrëveshjen

MILANO-Një kampion Europe për Milanin.Marrëveshja që do të sjellë Alessandro Florenzin nga Roma është duke u finalizuar dhe kontaktet e fundit mes agjentit të lojtarit dhe klubit romak për të zhbllokuar situatën ka dhënë rezultate të mira.

Hendeku në formulën e transferimit midis Milanit dhe Romës është zbutur, duke gjetur një marrëveshje për një huazim prej 1 milion eurosh dhe të drejtën e blerjes për 4 milionë.Përvoja dhe fleksibiliteti që ka Florenzi i cili mund të mbulojë disa pozicione në të djathtë kanë bërë që 30-vjeçari të jetë profili i duhur për Piolin, edhe në funksion të angazhimeve në UEFA Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florenzi milan florenzi milan

Sondazh

Poll