Sport

Surprizë në Kupën e Italisë, ekipi i Serisë B eleminon me 5 gola Bolognan, shpërthen Mihajlovic: Duhet ti kërkojmë falje

16 Gusht 2021, 21:17 Nga DOSJA
Surprizë në Kupën e Italisë, ekipi i Serisë B eleminon

ITALI- Në Kupën e Italisë ka surpriza. Bologna, skuadra që militon në Serie A është eleminuar ditën e sotme nga skuadra e Ternanas që këtë vit do të jetë pjesë e Serisë B. Takimi u luajtë në stadiumin e Bologna-s në “Dall Ara” me takimin që përfundoi me shifrat 4-5. Golat përë miqtë u shënuan nga Agazzi, Donnarumma, Falletti dhe dygolëshit të Peralta.

Dominguez shënoi golin momental 1-3, ndërsa Arnautovic, Soriano dhe Orsolini rihapën lojën për Bolognan. Në fund të ndeshjes, trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic u shpreh. “Duhet të na vijë turp nga vetja dhe t’i kërkojmë falje tifozëve”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bologna itali mihajlovic bologna itali mihajlovic

Sondazh

Poll