Sport

Ditë të nxehta për merkaton e Milanit, Maldini dhe Masara në kërkim të zëvendësuesit të Calhanoglu-s

16 Gusht 2021, 17:23 Nga DOSJA
Ditë të nxehta për merkaton e Milanit, Maldini dhe Masara në

MILANO-15 ditë për të mbyllur merkaton. Duke filluar nga dita e martë, Milan do të fillojë të përshpejtojë ritmin për të sjellë në skuadër mesfushorin që do të zëvendësojë largimin e Hakan Calhanoglu-s.

Drejtuesit Paolo Maldini dhe Frederic Massara po shqyrtojnë çdo profil të mundshëm, duke filluar nga Isco i Real Madrid, e duke përfunduar te Nikola Vlasic i CSKA-së së Moskës dhe Hakim Ziyech i Chelsea-t. Për marokenin mundësitë janë zvogëluar, ndërsa për mesfushorin kroat diçka po lëviz.

Agjenti i lojtarit po përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe nëse klubi rus pranon ofertën e huazimit me të drejtë blerje, atëherë Milan do të ishte i gatshëm ta transferonte lojtarin sa më shpejt. Ndër emrat e ndryshëm në listën e kuqezinjve ekziston një që për momentin duket se ka një avantazh të qartë mbi të tjerët: Josip Ilicic, lojtari thuhet se ka arritur marrëveshjen personale, por deri më tani çdo gjë ka mbetur pezull.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport maldini milan maldini milan

Sondazh

Poll