Sport

Humbja e Muller, homazhi e Beckenbauer: “Ishim si vëllezër!”

16 Gusht 2021, 12:28 Nga DOSJA

GJERMANI – “Gerd dhe unë ishim si vëllezër. Lajmi ishte i pritshëm, duke pasur parasysh kushtet e tij, por është një tronditje e madhe për të gjithë ne”. Dhimbja e Gjermanisë për vdekjen e Gerd Muller është e gjitha në fjalët e Franz Beckenbauer, lojtarit simbolik të kombëtares gjermane, sulmuesi i së cilës ishte edhe Muller.

Muller mbërriti te Bayern në verën e vitit 1964 dhe, së bashku me Beckenbauer, krijuan një epokë suksesi të paparë në futbollin e klubeve gjermane, si dhe me ekipin kombëtar, kampion të Europës më ’72 dhe kampion bote më ’74.

“Ai nuk murmuritet më”, ishte titulli i “Die Zeit”, një nga gazetat kryesore gjermane, që bënte një lojë fjalësh me mbiemrin “muller”, e lidhur kjo edhe me karakterin e sulmuesit, që shënoi golin e momentit 3-3 në ndeshje të shekullit kundër Italisë, në Meksikë ’70.

Kori i dhimbjes për humbjen e legjendës së futbollit gjerman, në të gjitha gazetat e këtij vendi ishte unanim. “Më i madhi nga të gjithë, – shkruante ‘Der Spiegel’. – Pa të Bayern Munich nuk do të ekzistonte siç është tani”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich der spiegel franz beckenbauer gerd muller bayern munich der spiegel franz beckenbauer gerd muller

Sondazh

Poll