Sport

Borxhi i Barcelonës, i frikshëm! Laporta hap letrat: “Menaxhimi i mëparshëm, përpjekje për të justifikuar të pajustifi

16 Gusht 2021, 12:56 Nga DOSJA

SPANJE – Ditët e fundit, veçanërisht pas largimit të Lionel Messit, në kampin ‘blaugrana’ kanë shpërthyer polemikat midis ish-presidentit Josep Maria Bartomeu dhe presidentit Joan Laporta, kryesisht për gjendjen e rënduar financiare të skuadrës katalane.

Borxhi i Barcelonës është 1.35 miliardë, përfshirë 617 milionë në borxh bankar dhe 389 milionë në rroga lojtarësh. Këto janë numrat dramatikë, të paraqitur sot nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një konference për shtyp.

“Mora letrën e Bartomeut, ai donte ta bënte publike dhe pasi e lexova me kujdes është plot gënjeshtra, me një përpjekje për të justifikuar të pajustifikueshmen. Pikë për pike, është një përpjekje dëshpëruese.

Ata thonë se nuk janë përgjegjës për vitin financiar 2020-2021, por e vërteta është se ata dhe janë përgjegjës deri në mars 2021. Menaxhimi i mëparshëm i Barcelonës është i pafalshëm dhe na ka lënë me një situatë shqetësuese ekonomike,”- ka deklaruar presidenti Joan Laporta gjatë një konference për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 389 milionë në rroga lojtarësh 617 milionë në borxh bankar borxhi i barcelonës është 1.35 miliardë joan laporta josep maria bartomeu lionel messit 389 milionë në rroga lojtarësh 617 milionë në borxh bankar borxhi i barcelonës është 1.35 miliardë joan laporta josep maria bartomeu lionel messit

Sondazh

Poll