Sport

Real Madrid ‘blindon’ portën, Courtois rinovon edhe për pesë sezone!

16 Gusht 2021, 15:12 Nga DOSJA

SPANJE – Portieri i kombëtares belge, Thibaut Courtois, i cili aktualisht luan me Real Madridin, ka rinovuar kontratën me klubin “los blancos”. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen përmes një komunikate për media.

“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, i cili do të qëndrojë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2026”,- thuhet në njoftimin e klubit të Real Madridit. 29-vjeçari belg erdhi në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2018.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 29-vjeçari belg chelsea në vitin 2018 real madridin santiago bernabeu thibaut courtois 29-vjeçari belg chelsea në vitin 2018 real madridin santiago bernabeu thibaut courtois

Sondazh

Poll