Sport

Jovetiç, një ‘bomber’ rekordmen: i mungonte vetëm Bundesliga

16 Gusht 2021, 09:49 Nga DOSJA
Jovetiç, një ‘bomber’ rekordmen: i mungonte vetëm

GJERMANI – Ai tani është rekordmen. Ka luajtur në Serie A, në Premier League, në La Liga dhe Ligue 1. Mesfushori sulmues Stevan Jovetiç i duhej vetëm Bundesliga, për të qenë në gjendje të luante në mënyrë të kënaqshme, në 5 ligat kryesore europiane.

Malazezit iu deshën vetëm 6 minuta, në ndeshjen e tij debutuese me fanelën e Hertha Berlinit për të shënuar golin e tij të parë në Bundesligë në ndeshjen ndaj Këlnit në transfertë. Ishte një një gol për thyerjen e rekordeve personalë.

Ish-lojtari i Fiorentinës dhe Interit në Itali, i Manchester Cityt në Angli, i Sevilla në Spanjë dhe Monaco në Francë, është në fakt lojtari i dytë në histori, që ka shënuar në të gjitha 5 kampionatet kryesore europiane: rumuni Florin Raducioiu e ka arritur këtë rekord para tij.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hertha berlinit rumuni florin raducioiu stevan jovetiç hertha berlinit rumuni florin raducioiu stevan jovetiç

Sondazh

Poll