Sport

E diela e “zezë” për Guardiolën, as formacioni më i shtrenjtë në histori nuk mjaftoi për të mundur Tottenham

16 Gusht 2021, 17:01 Nga DOSJA
E diela e “zezë” për Guardiolën, as formacioni

ANGLI- Manchester City dështoi në javën e parë të kampionatit kundër Tottenham. Skuadra e Pep Guardiolës u mund me shifrat 1-0, disfata në fakt nuk është se përbën problem, por interesant është fakti se në formacion ishte skuadra më e shtrenjtë në historinë e Premier League me 622 milionë euro, (kjo vlen sa ka shpenzuar Manchester City për 11 lojtarët) ndërsa stoli vlen 353 milionë.

Kështu në portë luajti braziliani Ederson Moraes, i blerë për 40 milionë euro nga Benfica në 2017-ën, ndërsa para tij ishin dyshja Ruben Diaz e Nathan Ake, për të cilët City ka shpenzuar 110 milionë euro dhe në krah aktivizoheshin Cancelo e Mendy, të cilët kanë kushtuar 120 milionë euro.Në mesin e fushës, përveç blerjes më të shtrenjtë të historisë së klubit, Jack Grealish që u transferua për 120 milionë euro, luajtën edhe Fernandihno që ka kushtuar 40 milionë euro e Ilkay Gundogan, që konsiderohet si lojtari më i lirë me 25 milionë euro.

Sulmi përbëhej nga emra si Sterling, i blerë për 60 milionë euro, Mahrez i afruar nga Leicester për 70 milionë dhe Ferran Torres, për të cilin Manchester City shpenzoi 30 milionë euro gushtin e vitit të kaluar.Mjaft e shtrenjtë ishte edhe pankina, ku ishin ulur emra si Kevin De Bryune, i cili është blerë për shifrën e 65 milionë euro, Rodri që ka kushtuar 70 milionë euro, Kyle Walker 60 milionë euro, John Stones 55, Bernardo Silva 55 milionë euro, Aymeric Laporte 68 milionë euro, Gabriel Jesus 35 milionë euro dhe Zinchenko e portieri i dytë Steffen, të cilët kanë kushtuar 13 milionë euro të dy.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll