Sport

Do të fluturonin në Tokio për Lojërat Paralimpike, dy sportistët nga Afghanistani bllokohen në Kabul

16 Gusht 2021, 17:13 Nga DOSJA
Do të fluturonin në Tokio për Lojërat Paralimpike, dy

AFGHANISTAN-Atletët afganë nuk mund të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike. Afghanistani do të dërgonte dy atletë në Lojërat Paralimpike në Tokio, por trazirat në vend do të thotë se ata nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë.Shefi i Misionit të Komitetit Paralimpik të Afghanistan, Arian Sadiqi, i cili është në Londër u shpreh për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Fatkeqësisht për shkak të trazirave aktuale që po ndodhin në Afghanistan, ekipi nuk mund të largohej nga Kabuli në kohë.”Zakia Khudadadi e cila ishte femra e parë që do të përfaqësonte vendin në Lojërat Paralimpike, duhej të mbërrinte në Tokio me atletin e pistës Hossain Rasouli më 17 gusht.

Sadiqi tha se ekipi ishte përpjekur të siguronte fluturimin, por çmimet filluan të rriten pasi talebanët morën kontrollin e shumë qyteteve.”Ata [atletët] ishin vërtet të lumtur para situatës. Ata po stërviteshin ku të mundnin, në parqet dhe kopshtet e tyre,” tha ai.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport afghanistan tokio 2020 afghanistan tokio 2020

Sondazh

Poll