Sport

Zyrtare, rikthehen ‘plangprishësit’ në gjirin e klubeve europiane (ECA)

16 Gusht 2021, 13:41 Nga DOSJA

ZVICER – Nëntë klube, sot i kanë thënë lamtumirë përgjithmonë Superligës. Në fakt, ato kanë nënshkruan angazhime ligjërisht detyruese për t’u rikthyer në Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA), të menaxhuar nga Nasser al-Khelaifi, president i PSG-së.

Njoftimi erdhi nga ECA, e cila njoftoi, se klubet si Milan, Inter, Atletico Madrid, Manchester City dhe United, Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham, janë rikthyer sërish në gjirin e familjes së klubeve europiane.

Këto klube kanë nënshkruar me UEFA edhe kushtet për riintegrimin në garat e tij. Kjo është arsyeja pse këto klube, do të marrin pjesë në Champions League për sezonin 2021-2022, ndërsa sëpata e një përjashtimi të mundshëm nga sezoni 2022-2023 ende varet mbi Juven, Barçën dhe Real Madridin (UEFA dhe klubet janë në proces gjyqësor).

“Pas marrjes së kërkesave të veçanta nga ECA, që i kërkojnë Bordit të ECA të marrë parasysh tërheqjen e kërkesave të tyre të mëparshme të dorëheqjes në prill 2021, Komiteti Ekzekutiv i ECA ka vendosur që klubet e mëposhtëm do të mbajnë anëtarësimin e tyre të rregullt në ECA, për ciklin aktual të anëtarësimit në periudhën 2019-23: Milan, Arsenal, Chelsea, Atlético Madrid, Inter, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Ky vendim i Bordit të Drejtorëve të ECA, shënon fundin e një episodi të trishtueshëm dhe të trazuar për futbollin europian dhe përputhet me qëllimin e pamëshirshëm të ECA për të forcuar unitetin në futbollin europian,”- thuhet ndër të tjera në komunikatën për shtyp që shpërndarë ECA.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal atletico madrid bordit të drejtorëve të eca chelsea inter liverpool manchester city manchester united dhe t milan nëntë klube shoqatën e klubeve evropiane (eca) arsenal atletico madrid bordit të drejtorëve të eca chelsea inter liverpool manchester city manchester united dhe t milan nëntë klube shoqatën e klubeve evropiane (eca)

Sondazh

Poll