Sport

Mbyllet telenovela “Xhaka”, rinovon me Arsenalin deri në 2025

16 Gusht 2021, 11:30 Nga DOSJA
Mbyllet telenovela “Xhaka”, rinovon me Arsenalin deri në 2025

ANGLI – Pas shumë diskutimesh e aludimesh, për një kalim të mundshëm te Roma, Granit Xhaka zbardh të ardhmen e tij me rinovimin e kontratës tek Arsenali.

AS Roma ishin pranë marrëveshjes me Arsenal, pasi praktikisht kishte një marrëveshje mes klubit italian dhe lojtarit, megjithatë oferta e romanëve në drejtim të Arsenalit ishte një shifër larg pritshmërive të klubit londinez.

Ekipi italian i kishte ofruar 12 milionë euro dhe 3 milionë të tjera në formë të bonueseve lojtarit të skuadrës së “Topçinjëve”. Megjithatë londinezët kërkonin shumë më tepër se oferta që kishte bërë klubi.

Sidoqoftë, tani e ardhmja e Xhakës është bërë e ditur. Ai ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2025, sipas ‘Football London’.

Graniti ka bërë 221 ndeshje me Arsenalin në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola, e regjistruar 20 asist, sipas ‘Transfermarkt’.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll