Sport

Koeman: “Pa Messin, Barcelona ka nevojë për përpjekje kolektive”

16 Gusht 2021, 09:25 Nga DOSJA
Koeman: “Pa Messin, Barcelona ka nevojë për përpjekje

SPANJE – “Le ta pranojmë: nëse më duhet të zgjedh, do të doja që Messi të ishte akoma këtu me ne”. Në fund të ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për ndeshjen e parë të ekipit të tij në ‘epokën post-Messi’.

Shkoi mirë, sepse ‘blaugranët’ fituan 4-2 ndaj Real Sociedad, por Koeman thekson se “ne nuk kemi më një lojtar, që mund të vendosë fatet e ndeshjes i vetëm. Tani gjithçka do të vijë përmes përpjekjeve tona kolektive”.

Së paku Barcelona e ka gjetur publikun, qoftë edhe pjesërisht: “dhe kjo bën dallimin, nënvizon trajneri, – sepse tifozët tanë na mbështetën nga fillimi në fund të takimit. Më pare kjo na kishte munguar”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘epokën post-messi’. blaugranët” real sociedad ronald koeman trajneri i barcelones ‘epokën post-messi’. blaugranët” real sociedad ronald koeman trajneri i barcelones

Sondazh

Poll