Politike

Zyrtari i OSBE-së në Tiranë, takon Cakajn dhe Ruçin: Protestat, të mërzitshme, përbuzim sulmin ndaj Borchardt

3 Qershor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Zyrtari i OSBE-së në Tiranë, takon Cakajn dhe Ruçin:

TIRANË- Ministri i Jashtëm sllovak dhe kryetari i radhës në OSBE, Miroslav Lajčák ka takuar ditën e sotme kryeparlamentarin Gramoz Ruçin dhe homologun Gent Cakaj.

Pas takimit me Cakaj, dy ministrat dolën në një konferencë për shtyp ku edhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Në fjalën e tij, Gent Cakaj tha se protestat e opozitës po prishinin imazhin e Shqipërisë, deklaratë e cila u mbështet edhe nga Lajčák. Ministri sllovak i quajti të mërzitshme protestat duke këmbëngulur për dialog mes palëve. 

Lajčák, si zyrtar i OSBE-së, nuk e ka lënë pa komentuar edhe sulmin ndaj banesës së ambasadorit Bernd Borchardt, nga të rinjtë e partive opozitare. Zyrtari i lartë tha se dhuna ishte e papranushme duke falenderuar qeverinë për reagimin e menjëhershëm. 

Ndërsa në takimin me Ruçin, zyrtari i OSBE-së tha se sukseset e reformave që kishte arritur Shqipëria ishin të pamohueshme.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt gent cakaj kriza politike miroslav lajčák bernd borchardt gent cakaj kriza politike miroslav lajčák

Sondazh

Poll