Politike

“U plagos me plumb”, Ministria e Shëndetësisë jep versionin zyrtar të lëndimit të protestuesit

2 Qershor 2019, 21:30 Nga DOSJA
“U plagos me plumb”, Ministria e Shëndetësisë jep

Pas plagosjes së një qytetari në këmbë, ku u hodhën dyshime se ai ishte plagosur me plumb, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Me anë të një reagimi zyrtar thekson se i riu është dëmtuar nga ciflat e mjeteve piroteknike.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.

Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave. Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”,- thuhen në njoftim.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike diagnostikimi i protestuesit grafia e këmbës protestuesi i plagosur nga kapsolli diagnostikimi i protestuesit grafia e këmbës protestuesi i plagosur nga kapsolli

Sondazh

Poll