Politike

“Ka mbushur spitalin me civila”, tensione tek Trauma. Lleshaj sherr me ish-deputetin e PD

2 Qershor 2019, 21:14 Nga DOSJA
“Ka mbushur spitalin me civila”, tensione tek Trauma. Lleshaj sherr

Është shoqëruar me tensione vizita e ministrit Sandër Lleshaj tek Spitali i Traumës. Aty kanë qenë dhe ish deputetët e PD, dhe njëri prej tyre Bardh Spahia nuk e ka lejuar të flasë.

Ndërsa Spahia ka nisur të flasë për mediat, ka nisur dhe ministri Lleshaj dhe truprojat kanë spostuar ish-deputetin, ndërsa vëmendja e mediave është drejtuar nga ministri. Në këtë moment Spahia ka nisur që të flasë nga pas ministrit, dhe as ky i fundit nuk mundi që të shprehte mesazhet e tij para mediave.

Ka mbushur sptialin me policë e civila e largon mjekët e opozitën, ky është përgjegjësi kryesor”, tha Spahia. Ministri kërkoi që truprojat dhe policia ta largonin ish-deputetin. Pas këtij urdhi Spahia është larguar, por ka vijuar që të kundërshtojë truprojat e ministrit.

Ndërsa Spahia largohej nga truprojat, Lleshaj tha: Sapo zhvillova një vizitë tek të plagosurit. Janë 10 policë dhe 3 qytetarë që janë plagosur si rezultat i sulmit kriminal. Është për të ardhur keq, e papranueshme. Përpjekja për të destabiluzuar, për të krijuar dhunë është e pashpresë sepse policia e Shtetit është e vendosur. Dua ti bëj të qartë Lulzim Bashës që ka në konton e tij llogari të errëta, 4 të vrarë dhe sot prodhon 10 policë të plagosur, dua t’i them se dhuna nuk është opsion. Qytetarët të distancohen nga ky grup që po shkakton gjëmë të madhe Shqipërisë prej vitesh.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia dhuna ne proteste perplajsa tek trauma protesta e opozites 2 qershor 2019 sander lleshaj bardh spahia dhuna ne proteste perplajsa tek trauma protesta e opozites 2 qershor 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll