Politike

Të enjte s’ka Kuvend/ Zbardhet porosia për deputetët e PS-së, kanë afat deri në fund të javës

3 Qershor 2019, 07:34 Nga DOSJA
Të enjte s’ka Kuvend/ Zbardhet porosia për deputetët e

Tiranë-  Ditën e enjte nuk do të ketë seancë plenare dhe për shkak të fushatës elektorale, e cila ka nisur që prej datës 1 qershor.

Mësohet se deputetëve të PS-së u është dhënë porosi që në komisionet që kanë detyra për të realizuar t’i përmbyllin gjatë kësaj jave.

Po kështu seanca e kuvendit për këtë muaj do të jenë vetëm në datat 13 dhe 20 qershor. Gjithashtu është lajmëruar që seanca e datës 13 qershor është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të ketë asnjë mungesë.

Partia Socialiste është zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa opozita i ka bojkotuar duke vijuar me skenarin e protestave. Fushatën dje hapi edhe Bindja Demokratike e cila  drejtohet nga Astrit Patozi.

Opozita ana tjetër vijon me protestat dhe protesta e radhës do të zhvillohet më 8 qershor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike porosia për deputetët e ps-së s'ka kuvend të enjte porosia për deputetët e ps-së s'ka kuvend të enjte

Sondazh

Poll