Politike

Lleshaj reagim të tretë kundër Bashës: Në 2011 vrave katër qytetarë, sot plagose policët

2 Qershor 2019, 20:44 Nga DOSJA
Lleshaj reagim të tretë kundër Bashës: Në 2011 vrave

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një reagim të protestën për protestën, ku ka sulmuar sërish Lulzim Bashën. Ministri shprehet se kreu i PD në 2011 ka vrarë katër njerëz në bulevard, ndërsa sot plagosi policët.

L.Basha, që në 21.01.’11 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë”, shkruan Lleshaj.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janar 2011 dhuna ne proteste lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019 sander lleshaj 21 janar 2011 dhuna ne proteste lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll