Politike

“T’u vijë turp, i trajtoni qytetarë si serbë”, Lleshaj acarohet nga Spahia, policët largojnë me forcë ish-deputetin

3 Qershor 2019, 06:01 Nga DOSJA
“T’u vijë turp, i trajtoni qytetarë si serbë”,

Tiranë– Nuk kanë qenë të pakta dje, debatet mes ministrit Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit të PD-së Bardh Spahias dhe te spitali i Traumës. Ish-deputeti ka hedhur akuza ndaj ministrit dhe ky i fundit është acaruar  dhe i ka kërkuar të largohet. Spahia është shprehur të të vijë turp. Menjëherë ka ndërhyrë policët dhe e kanë larguar Spahinë.

Debati 1:

Spahia: Ministri po mbush spitalin me policë civilë dhe largoj m,e forcë mjekë, ish-deputetët dhe përfaqësues të opozitës. Ky është pushteti i sotëm, kjo është fytyra e vërtetë e ministrit në fjalë. I kanë ditët e numëruara

Lleshaj: Ik mor andej shiko punët e tua.

Spahia: Ju i trajtoni shqiptarët si serbë

DEBATI 2:

Spahia: Turp të të vijë që i nxjerr këto policë viktima dhe njerëzit atje i nxjerr me plagë të rënda. Shko shikoi atje. E ke mbushur spitalin me policë.

Lleshaj: Po ik mor andej

Spahia: Këtë doni që njerëzit të mos protestojnë . Faji është i juaji i nxirrni të pambrojtur në përballjen me qytetarët

Lleshaj: Je mjek se le dhe nam.

Spahia: Tu vijë turp.

Lleshaj: Do të vish të mi tregosh ti?

Spahia: Vjen tani dhe bën këtu skena.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike policët largojnë spahinë protesta e opozitës 3 qershor 2019 sherri mes lleshajt dhe spahisë policët largojnë spahinë protesta e opozitës 3 qershor 2019 sherri mes lleshajt dhe spahisë

Sondazh

Poll