Politike

Sherr mes Lleshajt dhe Spahisë te Trauma, ministri: Ti me atë dorën e zezë o i pafytyrë. Ish-deputeti: Me kë flet ti ashtu

3 Qershor 2019, 05:31 Nga DOSJA
Sherr mes Lleshajt dhe Spahisë te Trauma, ministri: Ti me atë

TIRANE- Pas protestës së djeshme të opozitës, ministri Lleshaj shkoi te spitali i Traumës për të parë gjendjen e policëve të lënduar.

Gjatë momentit që Lleshaj u fut në spital pati një sherr me ish-deputetin e PD-së Bardh Spahian pasi ky i fundit e  akuzoi se me urdhër të tij ishin lënduar qytetarët. Lleshaj gjatë debatit e quajti Spahian të pafytyrë dhe se policët sipas tij u lënduar nga dora e zezë e ish-deputetit.

DEBATI:

Spahia: Nuk vihet në spital me tabor kështu.

Lleshaj: Me çfarë statusit je këtu ti?

Spahia: Jam me statusin si përfaqësues i opozitës, të vërtetë jo të atyre që i keni bërë ju, ok? Kur u bëre ti ministër imagjinoni çfarë statusi duhet tani. Me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Po mbaj përgjegjësi për ato që thua, dëmtimet e policëve dhe të atyre qytetarëve. Për sjelljen arrogante tuajën. E keni të afër të fundit, edhe serbët nuk sillen kështu. Shikoni çfarë iu keni bërë qytetarëve, shko vizitoji.

Lleshaj: Kush ua ka bëri qytetarëve?

Spahia: Ti me atë dorën tënde të zezë ua ke bërë qytetarëve dhe policëve mor i pafytyrë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 2 qershor 2019 sherr mes lleshaj dhe spahisë sherri te spitali i traumës protesta e opozites 2 qershor 2019 sherr mes lleshaj dhe spahisë sherri te spitali i traumës

Sondazh

Poll