Politike

Gazment Bardhi i përgjigjet anglisht Lleshajt: Recidivist, asnjë polic nuk është dhunuar

2 Qershor 2019, 21:04 Nga DOSJA
Gazment Bardhi i përgjigjet anglisht Lleshajt: Recidivist, asnjë polic

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me policët e dëmtuar.

Sipas Bardhit, dëmtimi i punonjësve të policisë është gënjeshtër, që Lleshaj po e përdor për të mbuluar gazin dhe dhunën mbi protestuesit.

“Recidivisti S.Lleshaj ka paturpesine qe te mbuloje gazin helmues dhe dhunen mbi protestuesit me rrenen e radhes per demtim te punonjesve te Policise. Asnje punonjes policie nuk eshte dhunuar nga protestuesit. Protesta ka qene live gjate gjithe kohes ne te gjitha mediat!”, – shprehet Bardhi në Twitter.

Nëse do të kërkojmë kuptimin e fjalës recidivist, ajo rezulton të jetë fjalë angleze, që do të thotë: “një kriminel që vazhdon të kryejë krime edhe pasi të jenë dënuar”.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardh protesta e opozites 2 qershor 2019 gazment bardh protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll