Sport

14 Gusht 2021, 14:32 Nga DOSJA

SPANJË-Pas lamtumirës së Lionel Messit, i cili iu bashkua PSG-së, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman foli në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ndaj Real Sociedad ditën e dielë ora 20:00. Tekniku holandez ishte i qartë, kërkoi të shmangë të kaluarën në lidhje me Messin dhe siguroi se të gjithë do të jenë entuziastë në lidhje me skuadrën e re.

“Lamtumira e Messit ishte e dhimbshme për të gjithë tifozët.Do të na mungojë shumë sepse ishte shumë i rëndësishëm në historinë e Barçës. Por nuk kemi pse të jetojmë me të kaluarën. Gjërat po ndryshojnë dhe unë jam shumë i emocionuar për ekipin që kemi këtë vit “, siguroi Koeman në një konferencë për shtyp.

“Kur të rikthehen lojtarët e tjerë, do të kemi një ekip shumë i fortë për të bërë gjëra të mëdha. Nga nesër nuk ka më justifikime, do të ketë pikë për të fituar. Ekipi është gati, ne kemi bërë pesë javë përgatitje në të cilat Leo nuk ishte prezent ”, tha trajneri holandez, i cili po fillon sezonin e tij të dytë në stolin katalanas.

Megjithë përforcimet e Agueros dhe Depay, Barcelona po kërkon një sulmues, në përputhje me rregullat e fair -play financiar. “Po shohim çdo mundësi”, tha Koeman, duke lavdëruar katër lojtarët (Jordi Alba, Sergi Roberto, Gerard Piqué dhe Sergio Busquets) të cilët ranë dakord të reduktojnë pagat.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona koeman messi barcelona koeman messi

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 13:39

SPANJË-Barcelona ka konfirmuar regjistrimin e Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj pasi arritën një marrëveshje me Gerard Pique për të ulur pagën e tij...

Sport 14 Gusht 2021, 11:03

Di Maria: “Ronaldo vdes të ishte te PSG”

FRANCE – Futbollisti argjentinas i PSG-s, Angel di Maria, në një intervistë për ‘TyC Sports’ në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “p...