Sport

VIDEO/ Palestër dhe stërvitje me topin, Kukësi “ngarkon muskujt” në Slloveni për sezonin e ri të kampionatit

14 Gusht 2021, 12:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Palestër dhe stërvitje me topin, Kukësi “ngarkon

SLLOVENI-Faza përgatitore është e rëndësishme për të gjitha skuadrat, në vigjilje të sezonit të ri të kampionatit. Të gjithë duan të bëjnë përgatitjen e duhur, për tu prezantuar denjësisht në kampionat. Prej dy ditësh, skuadra e Kukësit ndodhet në Slloveni për të zhvilluar fazën përgatitore. Verilindorët do të qëndrojnë dy javë ku sigurisht do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Futbollistët dhe stafi i Kukësit, kanë nisur me intensitet zbatimin e programit stërvitor. Ngarkesa fizike në terren e palestër dhe segmentet tjera të përgatitjes po realizohen në detaje, në seancën e fundit skuadra zbriti në fushë për të marrë ngarkesën fizike, trajneri Diego Longo u fokusua në punën me repartet e ndara pasi mbrojtja ka punuar e veçuar, po ashtu edhe mesfusha e sulmi.

Më pas skuadra iu drejtua palestrës ku nën kujdesin e stafit, lojtarët zhvilluan disa ushtrime individuale dhe më pas u akomoduan në hotelin ku qëndron skuadra.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kukesi kukesi

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...