Sport

Aventura europiane ‘mbush kasafortat’ e skuadrave të Superiores…

14 Gusht 2021, 13:14 Nga DOSJA
Aventura europiane ‘mbush kasafortat’ e skuadrave të

TIRANE – Klubet shqiptare, të enjten e kaluar, u dhanë lamtumirën kupave të Europës. Krahasuar me sezonin e shkuar, rrugëtimi i tyre, ishte edhe më pozitiv. Dy prej katër skuadra pjesëmarrëse, konkretisht Teuta, kampione në fuqi dhe skuadra kurbinase e Laçit, luftuan deri në turin e tretë të Conference League.

Por ky përfaqësim i kënaqshëm sportiv përkthehet edhe në benefice ekonomike, duke bërë që në kasafortat e të katër klubeve shqiptare të arkëtohen diçka mbi 3 milionë euro të ardhura nga UEFA, vetëm për pjesëmarrjen e tyre në kupat e Europës.

Nëpërmjet skemës së re të përfitimeve financiare, tashmë UEFA u paguan skuadrave pjesëmarrëse nga 100 mijë euro për shpenzimet në çdo tur pjesëmarrës dhe pastaj një kuotë të caktuar fikse, në momentin kur ato eliminohen nga gara gjatë kualifikueseve në UEFA Conference League.

TEUTA dhe LAÇI

Klubi që ka përfituar më shumë në Europë këtë vit ka qenë Teuta, edhe pse u eliminua paralelisht me Laçin në turin e tretë. Sipas skemës, Teuta dhe Laçi përfituan kuotën fikse prej 100 mijë eurosh për çdo turne, si dhe shifrën 550 mijë euro të caktuar nga UEFA për çdo skuadër që mbyll rrugëtimin e saj ndërkombëtar në turin e tretë të Conference Leagua. Kështu, Laçi e mbylli me 850 mijë euro këtë pjesëmarrje, ndërsa për Teutën shtohet edhe një pagesë prej 260 mijë eurosh, që u jepet skuadrave kampione të cilat nuk arrijnë në fazat në grupe të asnjë prej tri turneve ndërkombëtarë të UEFA-s. Kjo bën që Teuta të ketë përfituar 1,11 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre në këtë vit në Europë.

PARTIZANI dhe VLLAZNIA

Për skuadrat e Vllaznisë dhe Partizanit, rrugëtimi në Europë ka qenë i njëjtë, me një tur të kaluar në Conference League. Kjo u sjell atyre pagesën e 100 mijë eurove për secilin tur ku morën pjesë, si dhe kuotën fikse të 350 mijë eurove të caktuar për ato skuadra që u eliminuan në turin e dytë të Conference League, pra kanë përfituar nga 550 mijë euro për secilin klub.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport në kupat e europës partizani dhe vllaznia teuta dhe laçi uefa uefa conference league në kupat e europës partizani dhe vllaznia teuta dhe laçi uefa uefa conference league

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 11:03

Di Maria: “Ronaldo vdes të ishte te PSG”

FRANCE – Futbollisti argjentinas i PSG-s, Angel di Maria, në një intervistë për ‘TyC Sports’ në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “p...

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...