Sport

Mundo Deportivo “plas bombën”: Real Madrid kërkon kalimin në Premier League

14 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
Mundo Deportivo “plas bombën”: Real Madrid kërkon kalimin

SPANJË-“Real Madrid po studion mundësinë e largimit nga LaLiga.”E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” hap faqen e parë me këtë lajm që ka çoroditur ambjentin sportiv. Sipas burimeve të gazetës, Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij besojnë se Premier League është kompeticioni më i përshtatshëm për aspiratat e tyre.

Gishti drejtohet nga problemet që, sipas Perez, presidenti i La Liga-s Javier Tebas vendos pengesa në rrugën e tij. Premier League do të ishte kampionati ideal veçanërisht për shikueshmërinë ndërkombëtare dhe përfitimin ekonomik të lidhur me të drejtat televizive. “Sa marrëzi mbartim këto ditë,” ishte një postim i Tebas në Twitter. Debatet mes Presidentit të La Liga-s dhe Florentino Perez kanë qenë të shpeshta këto kohë. Fillimisht Tebas kundërshtoi fort krijimin e Super League-s që ishte ideuar nga presidenti i Real Madrid, ndërsa klubi madrilen njoftoi betejë ligjore ndaj La Liga-s për hyrjen e fondit Capital Partners, që u bë pa dijeninë e skuadrave.

Pengesa më serioze për t’u bashkuar me ligën angleze përfaqësohet nga ‘Brexit’, dalja politike, ligjore dhe administrative e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, e cila mund të çojë në pengesa ligjore për Premier League për të pranuar një klub jo britanik.Megjithatë, Real Madrid publikoi një deklaratë zyrtare duke mohuar kategorikisht këtë lajm:

“Duke pasur parasysh informacionin e botuar nga gazeta Mundo Deportivo, në të cilën thuhet se klubi ynë ka studiuar mundësinë e kalimit nga La Liga në Premier League, Real Madrid komunikon se kjo është një hipotezë krejtësisht e rreme, si dhe e pamundur dhe se synon të destabilizojë përditshmërinë e klubit tonë”, ishte komunikata e klubit madrilen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florentino perez la liga real madrid florentino perez la liga real madrid

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...