Sport

Di Maria: “Ronaldo vdes të ishte te PSG”

14 Gusht 2021, 11:03 Nga DOSJA
Di Maria: “Ronaldo vdes të ishte te PSG”

FRANCE – Futbollisti argjentinas i PSG-s, Angel di Maria, në një intervistë për ‘TyC Sports’ në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “po mbaron” të jetë pjesë e PSG, ndërkohë që vlerëson maksimalisht Messin.

“Cristiano Ronaldo do të vdiste të ishte këtu. Kualiteti dhe numri i lojtarëve te PSG është diçka unike. Kjo nuk ndodh shpesh në klube dhe të mëdhenjtë gjithmonë duan të jenë me më të mirët. Cristiano Ronaldo me siguri do donte të ishte këtu, por ata firmosën me Messi dhe për fat është më mirë kështu. Messi është i një kategorie tjetër. Ju i hidhni një gur dhe ai e ndalon, e bën sikur të mos ishte asgjë”.

“Ai mendon para të tjerëve. Unë kurrë nuk e kam parë diçka të tillë. Kam luajtur me Cristianon, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Perise, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk e kam parë kurrë diçka të tillë. Leo është unik. Për mua është shumë e lehtë të luash me të. Nëse vrapon, ai ta jep topin në këmbë. Nuk ka justifikime. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, edhe jashtë fushe”.

“Mendoj se Messi do të ndihem më mirë këtu se në Katalonjë. Me pritjen që ka pasur në Paris, mendoj se ai tani e kupton se kë përfaqëson”,- është shprehur Di Maria mes të tjerash.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...