Sport

VIDEO/ Manchester United nuk zhgënjen përballë 76.000 tifozëve, 5 gola Leeds për ta nisur mbarë kampionatin

14 Gusht 2021, 13:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester United nuk zhgënjen përballë 76.000

ANGLI-Pas rezultatit befasues së ditës së djeshme të Arsenalit me Brentford, ditën e sotme Premier League dhuroi ndeshjen e dytë më emocionuese. Manchester United priste në “Old Trafford” Leeds me rezultatin që përfundoi me shifrat 5-1. Ekipi i Solskjaer argëtoi ato 76.000 tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit duke dhuruar spektakël me një fitore bindëse.Takimi u zhbllokua në minutën e 30’, teksa Paul Pogba shërbeu saktë për Bruno Fernandes, i cili me një gjuajtje perfekte shënoi golin e parë.

Pjesa e dytë nisi mjaft vrullshëm dhe prodhoi tre gola të shpejtë, pasi Leeds United barazoi me Luke Ayling, por që ishte i padobishëm sepse Manchester United kaloi shpejt në avantazh me Greenwood në minutën e 52′.

Vetëm dy minuta më vonë ishte sërish Bruno Fernandes që realizoi.Spektakli i “djajve të kuq” nuk ka të ndalur, pasi në minutën e 60’, fantazisti portugez Beruno Fernandes kompleton tripletën personale. Për ta mbyllur këtë festival golash mendoi Fred i cili shënoi në minutën e 68′.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united manchester united

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 13:39

SPANJË-Barcelona ka konfirmuar regjistrimin e Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj pasi arritën një marrëveshje me Gerard Pique për të ulur pagën e tij...

Sport 14 Gusht 2021, 11:03

Di Maria: “Ronaldo vdes të ishte te PSG”

FRANCE – Futbollisti argjentinas i PSG-s, Angel di Maria, në një intervistë për ‘TyC Sports’ në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “p...