Sport

14 Gusht 2021, 13:39 Nga DOSJA

SPANJË-Barcelona ka konfirmuar regjistrimin e Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj pasi arritën një marrëveshje me Gerard Pique për të ulur pagën e tij. Katalanasit janë ende të tronditur nga largimi i Messit, i cili u bashkua me PSG pasi klubi spanjoll nuk ishte në gjendje të respektonte kontratat e reja për shkak të kufizimeve financiare.

Barcelona konfirmoi se të tre lojtarët e rinj do të jenë në dispozicion për ndeshjen e parë të së dielës në LaLiga kundër Real Sociedad. Sergio Aguero është duke u rikuperuar nga një dëmtim në kofshë dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet.Barcelona ishte në gjendje të reduktonte pagat pas shitjes së Junior Firpo te Leeds dhe huazimit të Francisco Trincao te Wolves, Jean-Clair Todibo u bashkua me Nice, Carles Alena u transferua te Getafe dhe Konrad De La Fuente iu bashkua Marseille.

Një deklaratë në faqen e klubit katalanas lexohej: “Barcelona është në gjendje të regjistrojë Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj për të luajtur në La Liga.Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshje me Gerard Pique ku paga e kapitenit të dytë të Barcelonës është ulur ndjeshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona manaj pique barcelona manaj pique

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 11:03

Di Maria: “Ronaldo vdes të ishte te PSG”

FRANCE – Futbollisti argjentinas i PSG-s, Angel di Maria, në një intervistë për ‘TyC Sports’ në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “p...