Sport

PSG nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, kontakton agjentin shqiptar për mbrojtësin që luan në Itali

14 Gusht 2021, 12:22 Nga DOSJA
PSG nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, kontakton agjentin

PARIS-Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas zyrtarizimit të Messit, Ramosit, Donnarumas etj., klubi francez tani është fokusuar te mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly. Dëmtimi i Sergio Ramos në fakt ka prishur planet e repartit të mbrojtjes dhe tani Pochettino është në kërkim të një profili, që do të mbush boshllëkun e lënë bosh nga mbrojtësi spanjoll.

Drejtori sportiv i francezëve, braziliani Leonardo, ka kontaktuar agjentin shqiptar Fali Ramadanin për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm në Paris të mbrojtësit të Napolit, Kalidou. Senegalezi kërkon me të gjitha mënyrat të ndërrojë ambient dhe për një shifër nga 50 deri në 60 milionë euro, marrëveshja mund të mbyllet me sukses.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fali ramadani kalidou koulibaly napoli psg fali ramadani kalidou koulibaly napoli psg

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...