Sport

Talenti 17-vjeçar i PSG shtang Messin: “Po ke nevojë, jemi këtu për ty”

14 Gusht 2021, 08:49 Nga DOSJA
Talenti 17-vjeçar i PSG shtang Messin: “Po ke nevojë, jemi

FRANCE – I riu 17-vjeçar i Paris Saint-Germain, Ismael Gharbi, u takua me Lionel Messin për herë të parë dhe ai dukej plotësisht i mahnitur.

Messi, pasi u prezantua në fillim të kësaj jave si lojtar i PSG, zbriti në fushën e stërvitjes ditën e enjte, ku u prezantua edhe me shokët e skuadrës.

Në fillim ai përqafoi rivalin e tij të “El Clasico” Sergio Ramos dhe për një momente na bëri të gjithëve të mendonim se tani po jetojmë në një univers paralel, ndërkohë që ai gjithashtu kaloi kohë, duke biseduar me Kylian Mbappe.

Por ndërveprimi më i veçantë i Messit ishte me Gharbi. Ylli bëri debutimin e tij në ekipin e parë të PSG vetëm 11 ditë më parë, në një ndeshje kundër Lille, dhe më pas e gjeti veten afër dhe përballë idhullit të tij.

Trajneri Mauricio Pochettino i prezantoi të dy dhe Gharbi dukej se ishte hutuar plotësisht, pasi Messi i shtrëngoi dorën dhe e përqafoi.

Por në një moment të mrekullueshëm që nxorri në pah pjekurinë e tij, Gharbi i tha Messit: “Nëse keni nevojë për diçka, ne jemi këtu për ty.”

Lionel Messi meeting 17-year old PSG youngster Ismael Gharbi.

Ismael tells Leo “If you need something, we are here for you.” ?❤️ pic.twitter.com/xSR3CzRv65

— MC  (@CrewsMat19) August 12, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll